Një përrallë e vërtetë! Bebe Rexha vjen tejet e veçantë në klipin e ri “You Can’t Stop The Girl”

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka publikuar klipin e saj më të ri “You Can’t Stop The Girl”.

Kjo këngë është kolonë zanore e filmit “Maleficent: Mistress of Evil”, i cili është një nga filmat me pritshmëritë më të mëdha këtë vit.

Bebe Rexha në klipin e ri “You Can’t Stop The Girl” (Foto: YouTube)

Ky është bashkëpunimi i parë i këngëtares shqiptare me shtëpinë e madhe diskografike, “Disney”.

Rexha njoftoi publikimin e klipit të ri, përmes një pjese të shkurtër nga klipi të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Videoja është e disponueshme tani! Ju jeni të aftë për çdo gjë dhe gjithçka! Faleminderit këtyre vajzave të mahnitshme që keni vrapuar me mua dhe më mbështesni”, ka shkruar artistja me origjinë shqiptare në Instagram.

Në klip, ajo shfaqet duke vrapuar mes dhjetëra vajzave, të cilat i janë bashkuar artistes në këtë klip, për ta mbështetur artisten e cila në këtë këngë iu këndon vajzave dhe fuqisë së tyre.

Nën efektet speciale të filmit, duke marrë parasysh që “Maleficent 2” është film i zhanrit fanta-shkencë dhe një version real i filmit të animuar “Bukuroshja e Fjetur”, Bebe Rexha erdhi vezulluese dhe përrallore në këtë klip. /Telegrafi/