Sot pritet të përfundojë rinumërimi i 314 vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të përfundojë sot rinumërimin e 314 vendvotimeve.

Këtë e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai tha se kanë mbetur pa u rinumëruar edhe 61 vendvotime.

“Deri të hënën në mesnatë janë rinumëruar 253 vendvotime nga 314 sa është numri i përgjithshëm i tyre, për të cilat ka vendosur KQZ-ja. Pra janë rinumëruar 80% e vendvotimeve dhe po planifikojmë që rinumërimi i pjesës së mbetur të vendvotimeve, 61 sosh, të përfundojë gjatë ditës së sotme”, ka thënë Elezi.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi

Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e 314 vendvotimeve, ka ardhur pas rekomandimeve të Qendrës së Numërimeve dhe Rezultateve, pas gjetjeve të cilat janë bërë në këtë qendër gjatë pranimit të materialit nga këto vendvotime.

Vendvotimet që u vendos se do të rinumërohen i përkasin këtyre komunave: Deçan 14, Gjakovë 14; Gllogoc 16; Gjilan 1; Dragash 4; Istog 1; Kaçanik 15; Klinë 14; Fushë Kosovë 2; Kamenicë 4; Mitrovicë e Jugut 10; Leposavic 1; Lipjan 1; Novobërdë 3; Obiliq 5; Rahovec 14; Pejë 17; Podujevë 17; Prishtinë 42; Prizren 26; Skenderaj 13; Shtime 6; Shtërpcë 3; Suharekë 13; Ferizaj 17; Viti 17; Vushtrri 6; Zubin Potok 1; Malishevë 9; Junik 3; Han i Elezit 2; Graçanicë 2, Ranilluk 1.Lexo po ashtu:Nis rinumërimi i vendvotimeve, pritët të zgjatë rreth katër ditë

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 6 tetor, ku kanë votuar 812 mijë e 49 votues apo 44.18 për qind. /Telegrafi/