Patrisi e dëshmon sërish që është i lumtur me Tunën

Jo rrallë këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu ka qenë pjesë e thashethemeve sa i përket jetës private.

Kohëve të fundit u përfol që raporti i saj me bashkëshortin Patris Berisha nuk është i mirë, shkruan “Kosovarja”.

Madje pas shkuarjes së Patrisit në Amerikë u bënë spekulimet se ai dhe Tuna nuk janë më bashkë.

E nuk ka vonuar reagimi i çiftit përmes disa imazheve me të cilat demantuan lajmin.

Ndërkohë nuk ka shumë ditë që Tuna dhe Tiani iu bashkuan Patrisit në SHBA ku po e vazhdojnë jetën bashkë.

Së fundmi Patrisi publikoi një imazh me familjen e tij të vogël por që duken shumë të lumtur.

Krah njëri-tjetrit ata po shijojnë çdo moment bashkë./Kosovarja/