Maqedonia e Veriut/97 persona kanë shkelur orën policore, 2 të tjerë nuk kanë respektuar masën për izolim

Gjatë natës së kaluar 08/09.04.2020 në mbarë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 65 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 82 kanë firmosur vendim për vetiziolim. Nga këto: Kumanovë 40 në izolim dhe 25 në vetizolim. Në Shtip 24 në izolim dhe 8 në vetizolim, ndërsa në Tetovë kemi vetëm 13 në vet-izolim.

Nga ana e zyrtarëve policorë janë kryer 2034 kontrolle tek personat që gjenden në izolim dhe vet-izolim, janë evidentuar 2 persona të cilët nuk kanë respektuar masën për izolim dhe vet-izolim.

Ndërkohë sa i përket kufizimit të lëvizjes gjatë 24 orëve të fundit në nivel të të gjithë shtetit është evidentuar se 97 persona kanë shkelur orën policore, me çrrastë 62 persona janë ndaluar, janë paralajmëruar 10, derisa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe ndaj tyre do të vazhdoj procedura përkatëse.

Ndërkohë që në karantinë shtetëror janë dërguar 38 persona. Alsat mëson se diku pas orës 18:00 SPB Shtip 5 persona shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë nga një banesë në Shtip janë dërguar në karantinë shtetërore në Kavadar.