Mediat ndërkombëtare shkruajnë për kompaninë nga Kosova që do të prodhojë ventilatorë me printerët 3D

Kompania “Formon” në Prishtinë është duke ndërtuar ventilatorë me pajisjet e printerëve 3D, për të ndihmuar pacientët me coronavirus.

Me më shumë se gjysmën e pjesëve të prodhuara nga printerët 3D, modeli synon të automatizojë funksionimin e maskave BVM (maskë valvulash me qese), në një mënyrë që nuk do të kushtojë shumë.“Mendoj që ka ardhur koha të bëhemi kreativë, dhe të punojmë shumë në mënyrë që t’i ndihmojmë punonjësit shëndetësorë, që gjenden në vijën e parë të frontit”, ka thënë Rron Cena, themelues i kompanisë, përcjell Vera-Ks.com