Publikon fotografi pa makijazh, Ronela Hajati: Ta duam jetën dhe njerëzit më shumë

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati, këtë periudhë pandemie ka qenë tejet aktive në rrjetet sociale.

Ajo në llogarinë zyrtare, Instagram numëron 588 mijë ndjekës dhe nuk heziton të ndajë imazhe dhe video të ndryshme me fansat e saj.

30-vjeçarja së fundmi ka publikuar disa imazhe pa makijazh, ndërsa ka dërguar një mesazh inkurajues për ndjekësit.

Ta duam jetën dhe njerëzit më shumë! Kujdesuni. Më ka marrë shumë malli për ju”, ka shkruar mes tjerash Hajati.

Si shumë nga artistët e tjerë, edhe Ronela i ka pezulluar aktivitetet e saj muzikore për shkak të përhapjes së coronavirusit.