Tesla ulë pagat e punëtorëve të saj në SHBA

Tesla është goditur shumë, ashtu si të gjithë prodhuesit e tjerë të automjeteve, nga pandemia e koronavirusit në të gjithë botën.

Prodhuesi i veturave elektrike ka njoftuar se do të rrisë numrin e të punësuarve jo-thelbësorë, të cilët do t’i çojë në pushim të detyrueshëm ose pa pagesë dhe do të ulë pagat në përpjekjet për të kursyer buxhetet e kompanisë. Tesla synon të ulë pagat e punëtorëve me 10 përqind.

Drejtorët do të kenë ulje të pagave për 20 përqind, dhe pagat e zv. drejtorëve do të ulen me 30 përqind. Të gjithë punëtorët që nuk janë në gjendje të punojnë nga shtëpia dhe nuk janë caktuar për punë kritike në fabrika, do të obligohen të hyjnë në grupin e të punësuarve pa pagesë.

Megjithatë, punëtorët do të ruajnë përfitimet e tyre të kujdesit shëndetësor deri sa të rifillojë prodhimi. Tesla mbylli fabrikën e saj të automjeteve në Fremont, California, dhe fabrikën e saj për çatitë diellore në New York në fund të muajit të kaluar.

Aktualisht, Tesla shpreson se do të rifillojë operimet normale më 4 maj. Uljet e pagave pritet të qëndrojnë në fuqi deri në fund të tremujorit të dytë.