Haxhiu: Nuk ecet tutje pa i larguar ata që e kanë zhvatur shtetin

Haxhiu thotë se Kosova do të bëhet shtet i së drejtës Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu deklaroi se kalimi prej një pushteti të korruptuar, në një pushtet të drejtë e të pakorruptuar, nuk kalon pa rezistencë nga kapësit. Sipas saj, kjo është edhe arsyeja e rrëzimit dhe akuzat e partive të tjera kundër Lëvizjes Vetëvendosje. “Kalimi prej një pushteti të korruptuar, në një pushtet të drejtë e të pakorruptuar, nuk kalon pa rezistencë nga kapësit. Pozitat që i kanë keqpërdorur, pagat e larta e privilegjet e tjera, nuk i lëshojnë lehtë. Për ta pushteti është jetik. Madje kjo është edhe arsyeja e rrëzimit dhe akuzat e PLAN kundrejt nesh! Nuk ecet tutje pa i larguar ata që e kanë zhvatur shtetin dhe i kanë shkatërruar ndërmarrjet dhe institucionet dhe për këtë do angazhohemi çdo ditë”, shkroi ajo në Facebook. Haxhiu shtoi se Kosova do të bëhet shtet i së drejtës, qytetarët do ta ndiejnë ndryshimin dhe Kosova do të zhvillohet.