Zaev nuk është i infektuar, testi për Covid-19 është negativ

Ministria e shëndetësisë informon se testi i koronavirusit për kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev është negativ.  Zaev është testuar për shkak se ka qenë në kontakt me gazetarin e televizionit Kanal 5, i cili është i infektuar me Covid-19.   Paraprakisht është testuar edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, edhe ai është negativ.