Arratistet një i burgosur nga burgu i Dubravës

Ai ishte i burgosur për vjedhje Një i burgosur është arratisur nga burgu Dubravës mbrëmë. Kështu ka njoftuar  Shërbimi Korrektues i Kosovës. “Mbrëmë rreth orës 23:00,  i burgosuri H.T është larguar nga Pavijoni Gjysmë i Hapur i Q.K Dubravë.    H.T , ishte i dënuar  me një vit  burgim për veprën penale; vjedhje e rëndë.”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues. Po ashtu bëhet e ditur se për rastin është njoftuar policia.