Sivjet mesha e Pashkëve pa pjesëmarrjën e besimtarëve

Mesha kryesore udhëhiqet nga Imzot Dodë Gjergji Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji sot do ta udhëheq Meshën Solemne të Pashkëve, e cila do ta fillojë kremtimin në ora 21:00. Kurse, Mesha në Ditën e Pashkëve, më 12 prill 2020, do të mbahet në orën 11:00 në Katedralen Shën Nënë Tereza. Sic njofton Ipeshkvia, sivjet, festa e Pashkëve, për shkak të gjendjes që është krijuar nga COVID-19, do të kremtohet pa pjesëmarrje të besimtarëve.