Tragjedi në fshatin Bansko të Strumicës, makina goditi 4 të mitur, një katër vjeçar ndërroi jetë

Më 10.04.2020 rreth orës 14:10 përpara klinikës shëndetësore në fshatin Bansko, Strumicë, MN (25) nga fshati Bansko, duke drejtuar një automjet për udhëtarë “Zastavë” me targa të Strumicës, humbi kontrollin dhe goditi katër të mitur, me moshë 4, 9, 14 dhe 17 vjeç, të gjithë nga fshati Bansko, dhe më pas në një shtyllë elektrike. Pas aksidentit, shoferi dhe këmbësorët u dërguan në Qendrën Mjekësore në Strumicë për trajtim mjekësor. Mjeku konstatoi vdekjen e katërvjeçarit, ndërrkaq 14-vjeçari ishte plagosur shumë rëndë. Shoferi dhe dy të miturit e tjerë u konstatua se kishin lëndime trupore.

Vendin e ngjarjes e inspektoi ekpipi i ekspertizës nga SPB Strumicë.