27 raste të reja me COVID-19, Prishtina futet në karantinë

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 27 rastet e reja me COVID-19 në Kosovë.

Sipas njoftimit, 20 nga to janë në kryeqytet. Me këtë rast Prishtina do të vendoset në izolim.

“Pas konfirmimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të 27 rasteve të reja pozitive sot në Kosovë me SARS-Cov-2, prej të cilave 20 në Prishtinë, Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, në konsultim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nxori vendimin për shpalljen e Prishtinës si zonë karantinë”, thuhet në njoftim

“Me këtë vendim, ndalohen hyrje dhe daljet në komunën e Prishtinës. Obligohen të gjithë qytetarët që të respektojnë masat sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në njoftim.