Fotografia familjare e Lionel Messit

Yjet të shumta botërore e kanë shfrytëzuar periudhën e izolimit nga coronavirusi për të kaluar më shumë kohë me familjet e tyre.

Duke qenë vazhdimisht të angazhuar në evenimente të ndryshme, personalitetet e njohura e kanë të kufizuar kohën që kalojnë me fëmijët.

Prandaj, periudha e qëndrimit mbyllur u ka shërbyer atyre për të kaluar më shumë kohë me familjet e tyre.


Në këtë aspekt nuk bën përjashtim as njëri prej futbollistëve më të mirë në botë, Lionel Messi, i cili është baba i tre djemve.