Geti publikon fotografi me prindërit nga koha e tij e fëmijërisë

Pas publikimit të disa fotografive që rikujtonin udhëtimet e Getoar Selimit nëpër vende të ndryshme, kësaj radhe reperi ka ardhur me një imazh të veçantë.

Në profilin e tij në Instagram, Geti e ka shpërndarë një fotografi nga fëmijëria, në të cilën shfaqet me prindërit e tij.

Babai i reperit është i veshur me tesha të ushtrisë, ndërsa fotografia është bërë pikërisht në kohën kur Getoari i vogël dhe nëna e tij e kishin vizituar derisa ai po e kryente shërbimin ushtarak.

“Unë me prindërit e mi, në vizitë te babi ushtar…”, ka shkruar Ghetto Geasy në përshkrimin e fotografisë që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime një orë pas publikimit.