Lëvizjet në Prishtinë me orar të vjetër – hyrje-daljet mbesin të bllokuara

“Qytetarë të Prishtinës, do t’ju informojmë për çdo vendim të nivelit qendror” Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sonte deklaroi se qarkullimi brenda kësaj komune lejohet prej orës 06.00 deri në 17.00 vetëm për qytetarët që kanë nevojë të dalin, teksa hyrje-daljet në kryeqytet mbesin të bllokuara përveç listës së dërguar nga Ministria e Tregtisë. “Nga ajo që dëgjuam në konferencë për media nga niveli qendror, masat mbesin të njëjta. Qytetarë të Prishtinës, do t’ju informojmë për çdo vendim të nivelit qendror. Do të jemi pranë jush për ta kaluar çdo fazë. Do t’i shmangemi çfarëdo inkuadrimi në debatet politike të ditëve në vijim, duke ruajtur prioritetin kryesor që kemi këto ditë e ai është shëndeti juaj. Ruajeni vetën dhe familjen”, shkroi Ahmeti në Facebook. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Tregtisë këto janë kategoritë që kanë të drejtë të lëvizin brenda dhe jashtë karantinës: Profesionistët shëndetësorë Bashkëpunëtorët shëndetësorë Barnatoret, sipas orarit të kujdestarisë që e vendos Ministria e Shëndetësisë, AKPPM dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës; Bashkësitë fetare, Hortikultura, funeralet Kryqi i Kuq Sektori i Sigurisë – Policia, IPK – Ushtria – AKI – AME – Kompanitë e Sigurimit Fizik (private) – Aviacioni: AShNA, AACK, Aeroportet – Inspektoratet, qendror dhe lokal – Shërbimi Korrektues (Gardianët) Shërbimet Publike – Pastrimi, mirëmbajtja, DDD (publike dhe private) – KEK, KEDS, KOSTT, KESCO, Ujësjellës-kanalizim, Ibër-Lepenci, Telekomi, Posta, Internet – Media: TV, Radio, Portale – Institucionet financiare – Miniera – Transporti i zyrtarëve (jo i udhëtarëve) – Transporti i mallrave Administrata – Stafi esencial i administratës qendrore – Stafi esencial i administratës komunale -Trupa diplomatike 2. Kompanitë e prodhimit, transmetimit e shpërndarjes së energjisë: KEK, KOSTT, KEDS, dhe atë vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime; 3. Ndërmarrjet e Ujësjellësve Regjional dhe atë vetëm për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime; 4. Kompanitë e komunikimeve elektronike: Telekomi i Kosovës sh.a. dhe kompanive tjera që operojnë në këtë fushë dhe atë vetëm për ekipet e veçanta për mirëmbajtje të domosdoshme e intervenime; 5. Kompanitë të menaxhimit të deponive, pastrimit, mirëmbajtjes, higjienës e të dezinfektimit të rrugëve, shesheve e ndërtesave…