Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, prej vitesh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me bashkëshortin e saj, reperin Big D.

Ajo duket se po e shijon tejet shumë karantinën, pasi gjatë kësaj periudhe është duke punuar edhe në albumin e saj të ri.

Madje, së fundmi ka treguar se është bërë pjesë e kompanisë së njohur në Amerikë “Universal Music”.

“Përshëndetje për Nigel Bez Lee dhe Levi (Storm) Maddox. Menaxhmenti i ri. Çdo rezervim, shfaqje, bashkëpunime kontaktojini ata. 2020-ta nuk mund të ishte më e mirë”, ka shkruar ndër të tjerash artistja nga Vitia.

31-vjeçarja duket mjaft e lumtur për sukseset e këtij viti, ndërsa në hapësirën për komente pranë postimit pranoi urime të shumta.

Linda ndërkohë në fillim të këtij muaji lansoi këngën e re “Gur”, të cilën e solli në versionin audio dhe është e zhanrit baladë.

Projekti u mirëprit dhe shumë shpejt pritet të sjellë edhe albumin e saj të ri.