Një veturë britanike me motor amerikan e finesë franceze

Land Rover Defender ka një reputacion të të qenit veturë e fortë në terrene të vështira ndërsa ka një pamje që daton që nga 1980-ta.

Kompania amerikane që modifikon vetura, ‘E.C.D. Automotive Design’ e cila ka ‘specialitet’ Land Rover Defenderin, ka krijuar një të tillë, sipas tyre ‘super speciale’, e që ka një motor amerikanë të kombinuar me finesë Franceze, transmeton Kvera-ks.com/

I quajtur ‘Project Rowdy’, ky Defender i ngjyrosur në të gjelbër britanike, ka një motor amerikan 6.2 litërsh LS3 V8 të marrë nga Corvette e i cili prodhon 565 kuajfuqi (421 kilowatts).

Nga brenda, ky Defender vjen me një finesë franceze, duke nisur nga ulëset në lëkur Recaro e timon nga druri Evander ndërsa në pjesën e pasme ka vendin për verë dhe vjen me disa gota nga qelqi.