Së shpejti këngë të reja nga Skerdi

Skerdi: Do të vazhdoj të bëj atë që dua Së shpejti pritet që të publikohen disa projekte të reja muzikore nga Skerdi, shkruan vera-ks.com Këtë e ka bërë të ditur vet artisti përmes një postimi në rrjetin social Instagram. Ai ka thënë se do të vazhdojë të sjell muzikë në mënyrë që të argëtohemi gjatë kësaj periudhe të pandemisë. “Nxora tri projekte për një muaj, nuk u ndala në atë që dua, edhe pse situata për momentin nuk është e mirë për shkak të koronavirusit. Por, unë nuk u ndala, vazhdova dhe nuk prita as verë, vjeshtë apo dimër. Nuk prita kush çfarë po nxjerr, bëra atë që desha dhe njësoj do të vazhdoj…Do të vazhdoj t’ju sjell muzikë të mirë në mënyrë që të argëtohemi disi gjatë kësaj pandemie. Mos harroni, duhet të jemi më të fortë se kurrë, ashtu sikur unë që asgjë nuk më ndaloi për të sjellë këngë pa ndalë. Shihemi së shpejti me projekte të reja…”, ka shkruar Skerdi në Instagram.