Sociedadi heq dorë nga plani për t’iu kthyer fushës stërvitore

Klubi spanjoll Real Sociedad ka hequr dorë nga plani për t’iu kthyer fushës stërvitore të martën.

Sociedadi ka njoftuar më herët se do të rikthehet në fushën stërvitore të martën, duke u bërë klubi i parë në La Liga që i kthehet stërvitjeve. Mirëpo, të dielën mbrëma ka njoftuar se ka hequr dorë nga kjo pas konsultimeve me autoritetet.

“Pas bisedimeve gjatë ditës me Këshillin Lartë Sportiv dhe në përputhje me atë që ka nevojë shoqëria në këtë kohë, kemi vendosur të vazhdojmë punën individuale me lojtarët si deri më tash. Lojtarët do të vazhdojnë të stërvitin nga shtëpia”, është thënë në komunikatë të klubit spanjoll.

Sociedadi më herët kishte njoftuar se lojtarët do ta kenë të drejtën të zgjedhin nëse duan të stërvitin në shtëpi apo në fushën stërvitore.

Te Sociedadi luan Adnan Januzaj.