Aksident në afërsi të Kërçovës humb jetën një person nga Shkupi

Një person nga Shkup ka humbur jetën si pasojë e aksidentit që ndodhi sot pasdite në orën 13:30 në afërsi të Kërçovës.

Tre persona të tjerë janë të lënduar ndërsa një gruas tashmë ndodhet në spitalin e Kërçovës.

Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimovski bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur mes një automjeti ‘Honda’ me tabela të Shkupit dhe ‘opel astra’ me tabela të Tetovës.

Jetën e ka humbur një 62 vjeçar nga Shkupi, ndërsa dy bashkudhëtarët që kanë qenë në automjetin ‘Honda’ kanë lëndime më të lehta trupore. Në ‘opel astra’ është lënduar gruaja, por është jashtë rrezikut të vdekjes.