Doktori paralajmëron të gjithë ata me alergji që gjatë pandemisë së coronavirusit të mos përdorin spreje për hundë

Disa mjekë në botë pyesin a janë sprejet për hundë dhe për shpëlarje të hundës aktualisht tretmanë më adekuatë për personat të cilët vuajnë nga alergjia për shkak të brengosjes që pikërisht mund të mbajnë gjatë coronavirusin në hundë

– Ata të cilët janë alergjikë në polen, jashtë teshtijnë, u rrjedh hunda, u kruhen sytë dhe shpesh u mbyllen hundët – ka theksuar dr. Paul Walker, otorinolaringolog nga Florida….

Mirëpo, ekzistojnë dy simptoma të cilat mund të vërehen edhe te njerëzit me alergji, edhe te 30 për qind e pacientëve të cilët janë të sëmurë nga coronavirusi.

– Në raportet nga Franca dhe Italia shohim që njëri ndër simptomat më të shpeshtë është humbja e aromës dhe e shijes – ka thënë ai dhe ka shtuar që alergologët këto simptoma i lidhim me alergjitë dhe inflamacionin e sinusit, andaj theksojnë që nëse pacienti ka pasur ethe bashkë me humbjen e aromës dhe shijes, atëherë do të dyshohet në virus.

Pikërisht për këtë shkak mjekët shpesh u përshkruajnë antihistaminë pa recetë për kontroll të simptomave të alergjisë. Mirëpo, gjatë pandemisë së coronavirusit gjithnjë e më shpesh kemi dilemë.

– Janë shfaqur disa dyshime që sprejet nazalë do të munden më lehtë të mobilizojnë virusin, prandaj aktualisht nuk rekomandojmë spreje për hundë, ndërkaq shpëlarja afatshkurtër me tretje fiziologjike ndihmon më shumë – thekson ai.

Tani për tani, dr. Walker propozon antihistaminë oralë për kontroll të simptomave të alergjisë gjithnjë derisa të mos bëhen hulumtime të mjaftueshme të cilat do të përcaktonin se a shkaktojnë sprejet më shumë dëm sesa dobi gjatë pandemisë së coronavirusit.