E dashura e Don Phenom bën zyrtare lidhjen, publikon fotografi duke u përqafuar

Don Phenom është njëri nga rep-artistët, i cili është tejet i rezervuar nga ana e jetës së tij private.

Si duket privatësisë së tij i ka ardhur fundi, pasi që është zbuluar se se kush është vajza e me të cilën ai është në lidhje dashurie.

Ndonëse nuk është bërë zyrtare nga vetë ai, po këtë e ka bërë të ditur e dashura e tij.

Përmes rrjetit social Instagram, ajo ka postuar një fotografi bardh e zi teksa shihen duke u përqafuar me reperin. Fotografia është shkrepur në New York, aty ku duket se çifti ka vendosur të vizitojë qytetin.

Don Phenom gjatë intervistave kishte pranuar se ai është në lidhje dashurie, por pa e zbuluar identitetin e vajzës.