Ermal Fejzullahu publikon imazhe të vilës në Brezovicë

Pandemia coronavirus ka bërë që shumica e popullsisë në botë të qëndrojnë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Disa prej tyre kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi e disa prej tyre edhe në vendet malore apo lokacione relaksuese.

Këtë të fundit është duke e praktikuar këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu, pasi që kohëve të fundit është shfaqur në vendin malor, Brezovicë.

Villa e Ermal Fejzullahut (Foto: Instagram)

Përmes rrjetit social Instagram, ai ka publikuar disa imazhe të vilës ku po qëndron. Vila posedon një oborr të madh ku janë të vendosura disa karrige për të pushuar.

Veçantia e gjithë kësaj është  rrjedha e lumit e cila kalon pikërisht afër objektit luksoz të këngëtarit.

Villa e Ermal Fejzullahut (Foto: Instagram)

Duket se këngëtari po shijon izolimin së bashku me familjen e tij në natyrë duke publikuar kështu imazhe nga përditshmëria e tyre.