Mungesë e rrezikshme e melatoninës: Përse është e rëndësishme të flini në errësirë të plotë?

Është konstatuar edhe që sasia e mjaftueshme e këtij hormoni ndikon në humor të mirë, ndërsa mungesa e tij çon deri në shqetësim, lodhje dhe humor të keq

Konsiderohet edhe që melatonina pengon sulmin në zemër të shkaktuar nga stresi, në atë mënyrë që zvogëlon prodhimin e kortikosteroideve, të cilat mund të dëmtojnë muskulin e zemrës…

Sot jemi larguar shumë nga natyra dhe jemi duke e ekspozuar veten ndaj dritës edhe gjatë mbrëmjes. Drita artificiale mund të ndikojë negativisht në shëndetin e të gjithë trupit, ndërsa studimet kanë treguar se edhe drita më e butë artificiale gjatë gjumit mund ta dëmtojë trurin.

Drita artificiale e rrit nivelin e hormoneve të stresit gjatë natës, dhe ekspozimi i përsëritur ndaj dritës artificiale gjatë gjumit e rrit rrezikun e inflamacionit kronik, rezistencës ndaj insulinës dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Gjumi me dritë artificiale mund të shkaktojë pagjumësi dhe të shkaktojë disbalancim hormonal.

Errësimi i dhomës gjatë kohës së gjumit është mënyra më e mirë që të ruhet krijimi dhe funksioni i melatoninës.

Te njerëzit të cilët kanë problem të bien në gjumë të thellë apo te të moshuarit mbi 60 vjeç, dhënia e këtij hormoni si ilaç është treguar shumë i dobishëm.

Shkencëtarët besojnë që prania e melatoninës mund të pengojë dhe rritjen e qelizave të kancerit. Kjo do të kuptonte që në të ardhmen ky hormon mund të ketë rol terapeutik në shërimin e sëmundjeve malinje.

Studiuesit kanë konstatuar se personat që flenë me dritë artificiale kanë 50% më pak melatoninë në trup. Pikërisht për këtë arsye ju rekomandojmë që të flini në dhomë të freskët, të ajrosur dhe të errët.