Në Dibër dhe Qendër Zhupë nuk ka gjendje krize

Qeveria në mbledhjen e saj vendosi që nga dita e sotme të ndalohen të gjitha masat shtesë për Dibrën dhe Zhupën. Në fuqi mbeten vetëm masat që vlejnë për gjithë territorin e vendit.

Masat shtesë në Dibër ishin në fuqi nga 13 marsi, kur u shpall gjendja e krizës për 30 ditë.

Kjo ndodhi vetëm për shkak se gjatë 10 ditëve nuk ka raste të reja me të infektuar.

Nga këto komuna ka 49 të infektuar, 16 të shëruar, 4 persona humbën jetën dhe për tetë të tjerë priten rezultatet e testimit të dytë. 29 pacientë ndodhen në shërim shtëpiak.