Nëna e Neymar në lidhje dashurie me një 22-vjeçar

Nëna e Neymar raportohet se është duke u takuar me një djalë 22-vjeçar, pasi u nda nga burri i saj.

Nëna e yllit të Paris Saint-Germain, 52-vjeçare, u nda me burrin e saj, 55-vjeç, dhe ajo ka gjetur një partner 30 vjet më të ri.

Kjo do të thotë që njerku i Neymar është 22-vjeçar, 6 vjet më i ri se Neymar.

FutbolBible@FutbolBible

Neymar’s mother is now dating a 22-year old lad after splitting from her husband. That means Neymar’s stepdad is 22 years old, 6 years younger than Neymar.

Neymar’s family at it again. 😲

View image on TwitterView image on Twitter
5,696 people are talking about this

Neymar da Silva Santos Junior, duket se e ka aprovuar lidhjen e së ëmës, Nadine Goncalves, pasi ai komentoi në një foto të tyre duke thënë: “Bëhu e lumtur, nënë. Të dua”.

I dashuri i saj është dukshëm një tifoz i Real Madridit. Sigurisht, Neymar ka qenë i lidhur fort me një kthim mahnitës në Barcelona mes spekulimeve të mëdha për transferimin.

Megjithatë, lajmi tashmë ka pushtuar tabloidet e huaja dhe kjo ka bërë që të jetë në fokus të mediave më shumë se asnjëherë tjetër.