“Nëse s’tregohet kujdes ndaj koronavirusit, beteja do jetë e dhimbshme”

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas paraqitjes së 79 rasteve të reja me COVID-19 në vend.

Osmani ka shkruar se 24-orëshi i fundit shënoi numrin më të madh të të infektuarve të konfirmuar me coronavirus.Përmes një postimi në Facebook, kryeparlamentarja ka bërë thirrje për qëndrim në shtëpi dhe respektim të rekomandimeve.

Postimi i plotë:

24-orëshi i fundit shënoi numrin më të madh të të infektuarve të konfirmuar me Covid-19, gjithsej 79. Ky numër tregon fuqinë e armikut të padukshëm, dëshmon se, nëse ne, sikur thonë profesionistët shëndetësorë, ne i japim këmbë atij, ia bartim atë tjetrit, beteja ndaj tij do të jetë e gjatë dhe e dhimbshme. Prandaj, të bëhemi të gjithë bashkë për ta ndalur atë, për të shpëtuar jetët tona e të të dashurve tanë; t’i kufizojmë liritë tona sot që t’i gëzojmë përherë pastaj; ta kuptojmë se fatin e betejës e kemi në duart tona dhe se vetëm duke qëndruar në shtëpi dhe duke i ndjekur udhëzimet e profesionistëve, mund ta
fitojmë atë.
Së bashku mund t’ia dalim!
#Rrinshpi
#ShpëtoJetë. /vera-ks.com/