Vesa Smolica publikon fotografi që vë në pah linjat trupore

Këngëtarja e njohur, Vesa Smolica, gjithmonë ka sjellë një interpretim të veçantë të këngëve të saj.

Gjatë qëndrimit në karantinë, ajo ka argëtuar fansat e saj duke publikuar versione të ndryshme të këngëve të njohura ndërkombëtarisht.

Përpos muzikës, Vesa është tejet aktive në rrjetet sociale duke pozuar në imazhe atraktive dhe duke vënë në pah linjat trupore.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur e veshur me të brendshme të zeza.

Si pjesa tjetër e estradës shqiptare edhe Vesa është duke kaluar ditët në vetizolim, duke shkruar kështu në mbishkrim se kush dëshiron ta shoqërojë gjatë izolimit.

Kujtojmë se pas një pauze të shkurtër muzikore, ajo është rikthyer sërish duke punuar në projektet e saj muzikore.