Dafina Zeqiri publikon një video përmbledhëse të veçantë në 31 vjetorin e lindjes

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Dafina Zeqiri, sot (e martë) feston ditëlindjen e 31-të.

Me këtë rast, bukuroshja ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët e po ashtu edhe nga ndjekësit e saj.

Ajo në llogarinë personale, Instagram ka publikuar një video përmbledhësve të veçantë prej disa momenteve të bukura që ka kaluar përgjatë vitit 2019.

Në video ka përfshirë koncertet, pushimet e mes të tjerash edhe pjesë nga videoklipi i projekteve të saja muzikore.

“Tortë, tortë. Këtu është për 31”, ka qenë përshkrimi krahas videos.

Tayna, Kida, Oriola Marashi, Seven Saraçi, Arilena Ara, Ellinel, Lluni, Teuta Selimi, janë ndër personazhet publike që e kanë uruar artisten shqiptare.

Dafina përndryshe ka më shumë se një dekadë që është pjesë e estradës shqiptare dhe deri më tani ka sjell dhjetëra këngë të suksesshme.

“La Vida Loca”, “Amazing Girl”, “Hate You Love You”, “Vibe”, “Bloodah”, “Veç ti”, “Be a man once”, “Po m’pëlqen”, “Ti e din”, “Time Out”, “Rofe”, “Vuj vuj vuj”, “Kapma dorën”, “Një herë në jetë”, janë disa nga projektet më të suksesshme të këngëtares Zeqiri. /vera-ks.com/