Mahmut Ferati mbi gurë duke e kënduar ezanin

Mahmut Ferati është këngëtar i njohur i muzikës popullore. Rrjedh prej një familje 7 antarëshe, kanë qenë 4 vëllezër dhe një motër.

Ai, mësimet e para muzikore i ka marrë nga vëllai i tij tashmë i ndjerë, Murtezan Ferati, i cili ishte këngëtar i talentuar, të cilit Mahmuti donte shumë ti ngjante, shkruan “Kosovarja”.

Në klasën e tretë ka filluar të marr pjesë në gara komunale me shkollën, në klasën e pestë është mbajtur një garë komunale në Tetovë ku kanë marrë pjesë të gjitha shkollat fillore. Aty u dekorua me vendin e parë në muzikë dhe kështu nisi rrugëtimi i tij në botën e artit.

T’iu tregojmë një kuriozitet rreth Mahmut Feratit: Një herë e një kohë, ka qenë Bajrami i vogël, haxhinjtë ishin mbledhur tek qendra e fshatit edhe si fëmijë e kanë marrë edhe e kanë hypë mbi guri, I kane thanë këndo diçka. Nuk ka dite çfarë të këndoj dhe ia ka filluar Ezanit.