Robert Berisha: Do të mbyllesha në karantinë me Rita Orën

Këngëtari i njohur shqiptar, Robert Berisha, së fundmi ka qenë i ftuar në edicionin e së dielës në “Krejt ka pak”.

Ai ka zbuluar shumë gjëra rreth kësaj periudhe të vetë-izolimit, ndërsa nuk ka hezituar të tregojë se me kë prej personazheve shqiptare do të ishte mbyllur.

I pyetur nga prezantuesja Rina Imeri se me kë prej artisteve do qëndronte i izoluar, përgjigja e Berishës nuk ka munguar.

“Do të mbyllesha me Rita Orën pasi është shumë pozitive, qesharake dhe është e jona”, ka thënë mes tjerash ai.

Roberti ditë më parë është liruar nga qendra e studentëve pasi qëndroi për disa ditë meqë ishte kthyer nga Turqia bashkë me një numër personash tjerë.

Ai rezultoi negativ në testin ndaj coronavirusit dhe kjo ishte arsyeja e largimit, përkundër se ato ditë qëndrimi bëri bujë të madhe mediatike.

Berisha përndryshe si shumë artistë tjerë ka pezulluar aktivitetet muzikore për shkak të përhapjes së COVID-19.