Maqedoni: Laboratori i ASHAM për testime do të hapet javën e ardhshme

Fillimisht u premtua se do të hapet këtë të enjte, por laboratori i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë do të hapet javën e ardhshme.

Kështu njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai tha se për hapjen e laboratorit duhet më shumë kohë.

“Ajo kërkon kohë. Ne paralajmëruam se do të hapet për një apo dy ditë, por gjatë përgatitjes dolën disa probleme me furnizimin dhe për këtë shkak, u punua intensivisht, sepse menduam se do të lëshohet të enjten. Por nuk ishte gati dhe ajo do të fillojë të punojë javën e ardhshme”, tha Filipçe.

Përndryshe, ky laborator do të shërbejë për realizim të testimeve për Covid-19.