Vdes edhe një person nga COVID-19, shkon në 12 numri i viktimave në Kosovë

Klinika Infektive ka njoftuar se ka përfunduar me vdekje pacienti S.M. nga Komuna e Ferizajt i cili ishte infektuar me coronavirus.

Klinika bën të ditur se pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj.

“Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, kjo është vdekja e dymbëdhjetë nga coronavirusi në Kosovë.