Dortmundi befason të gjithë, i ofron rinovimin e kontratës Sanchos me pagë tri herë më të lartë – vetëm kapiteni Reus do të jetë më i paguar se ai

Jadon Sancho është njëri nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Super talenti anglez po kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane si Liverpool, Barcelona, Chelsea, Manchester United apo Paris Saint Germain.

Dortmundi e vlerëson jashtëzakonisht shumë yllin e tyre dhe nuk është gati ta lë të lirë pa 120 milionë euro.

Por lajmet e fundit që vijnë nga Gjermania raportojnë se BVB synon ta blindojë me një kontratë të re Sanchon.

Verdhezinjtë i kanë ofruar vazhdimin e kontratës yllit anglez deri në vitin 2025, ku do të ketë edhe pagë të rritur.

Në fakt Sancho nëse pranon rinovimin me Dortmundin do të fitojë pagë tri herë më të lartë se sa aktualja.

Tetë herë kampioni gjerman i ka ofruar pagë vjetore prej 10 milionë eurove në sezon, pasi momentalisht Sancho fiton vetëm tre milionë.

Dortmund synon ta mbajë edhe për disa vite anglezin, pasi qëllimi i klubit është të fitojë trofe në vend dhe në garat evropiane.

Në rast se do të nënshkruajë kontratë të re, Sancho do të bëhej lojtari i dytë më i paguar në klub, duke mbetur vetëm mbrapa kapitenit Marco Reus që fiton 12 milionë në sezon.

20-vjeçari anglez do të linte mbrapa sa i përket aspektit financiar lojtarët si Mats Hummels, Erling Haaland, Axel Witsel apo Julian Brandt.