E gjithë bota bashkohen ‘online’ dhe këndojnë në shqip këngën “Lule lule”

Kushtet e karantinës kanë bërë që njerëzit nga mbarë bota të lidhen me njëri-tjetrin përmes platformave online.

Muzika shqiptare, bashkon qytetarë nga e gjithë bota, për të dhënë mesazhin se “Të bashkuar do ja dalim” në betejën me Covid-19.

Tingujt dhe fjalët e këngës “Lule lule”, thyejnë kufijtë e izolimit të imponuar nga pandemia, duke treguar edhe njëherë se arti është një gjuhë universale, që afron shpirtërat, e i bën më human.

“Qëndrojmë të bashkuar, edhe pse larg”, është mesazhi që përmes frymës pozitive të këngës arbëreshe, u shkon qytetarëve në mbarë botën në këto momente të bashkuara.

Gazeta “Shqiptarja” ka përcjellë se thirrrja e këtij Asambli social vjen nga Kina, Belgjika, Italia, Shtetet e Bashkuara, Armenia, Brazili etj.

Të gjithë këndojnë shqip, duke treguar dhe njëherë fuqinë e artit, të muzikës për të bashkuar e dhënë kurajë në momentet më të errëta.