Maqedoni: “Kovid-19”, shërohen 15 pacientë

Ministria e shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka regjistruar 15 pacientë të shëruar. Kanë ndërruar jetë 2 pacientë, pozitiv në Kovid-19. Në klinikën për sëmundje infektive ka nderuar jetë pacienti nga Shkupi i moshës 66 vjeçe, ndërsa në Spitalin 8 shtatori ka ndërruar jetë një pacient nga Shtipi i moshës 83 vjeçare.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 37 raste të reja të Kovid-19. Sipas qyteteve: Shkup 8, Kumanovë 9, Prilep 5, tetove 3, Veles 3, Ohër 8 dhe Koçan 1.

Me këtë numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë, arrin në 1207.