New York/ Mamaja asimptomatike infekton 17 nga 18 fëmijët e saj me koronavirus

Një nënë e tetëmbëdhjetë fëmijëve infektoi aksidentalisht 17 fëmijë të saj me koronavirus pasi nuk kishte dijeni se ishte e infektuar.

Brittany Jencik, nga Penfield, New York thotë se ajo ishte asimptomatike dhe vetëm kuptoi se kishte kapur virusin vdekjeprurës kur fëmijët e saj filluan të sëmuren.

Nëna e tetëmbëdhjetë fëmijë në ShBA, disa prej të cilave janë të birësuar, tha që ajo filloi të ndjehej vërtet keq më vonë.

Shtatëmbëdhjetë nga fëmijët e saj jetojnë me të në shtëpi.

Zonja Jencik tha që kontraktuan paditur virusin rreth pesë javë më parë pa e kuptuar atë në fillim.