Maqedoni: MPB: Janë arrestuar 92 persona ë nuk e respektuan ndalesën për lëvizje

Shkup, 20 prill – Lidhur me ndalesën për lëvizje gjatë 24 orëve të fundit është evidentuar se në nivel të tërë shtetit, 121 persona nuk e respektuan ndalesën për lëvizje, me ç’rast janë arrestuar 92 persona, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të pasojnë masa adekuate, kumtoi sot MPB

Gjatë ditës së kaluar, në territorin e RMV-së, 238 personave u janë dhënë vendime për izolim, ndërsa 108 persona nënshkruan deklarata për vetëizolim.

MPB shton se nga ana e nëpunësve policor janë kryer kontrolle tek personat në izolim dhe vetëizolim dhe është konstatuar se një person nuk e ka respektuar masën për izolim.