Vdes gruaja shtatzënë me COVID-19

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës njoftoi se gjatë orëve të para të datës 21.04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me COVID-19.

E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensiv të klinikës që prej datës 15 prill 2020.

Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me COVID-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit.

Ndryshe, deri tani të infektuar me coronavirus janë identifikuar 598 raste, 16 viktima dhe 123 të shëruar.