Dua s’po e ndal punën as në karantinë

Po vjen diçka nga Dua Muajin e kaluar, ylli Dua Lipa lansoi albumin “Future Nostalgia”, një album që po pëlqehet shumë nga dëgjuesit. Ndonëse duket se nuk u dëgjua aq shumë për shkak të pandemisë që u përhap në gjithë botën, artistja bëri të ditur se po shijohet shumë nga fansat e saj. Kjo e ka shtyrë Duan që të vazhdojë më tej që të punojë drejt projekteve të reja. Në një intervistë në “Billboard”, krahas jetës profesionale, artistja foli edhe për mësimin që i ka dhënë kjo pandemi. U shpreh se gjërat nuk janë aq urgjente sa duket dhe se gjërat domethënëse dhe të veçanta mund të krijohen edhe nga shtëpia gjithashtu. Kurse sa i përket projektit të radhës, artistja nuk dha shumë detaje. “Do ta mbajë sekret tani, por jemi duke punuar në klipin e këngës së re, për të cilën jam shumë e emocionuar. Kemi punuar për këtë video nga shtëpia. Po provojmë të bëjmë diçka qesharake. Por secili e ka storien e vet. Kur të vjen koha, do ta kuptoni”, deklaroi ajo. Një gjë është e sigurt, fansat po e presin me padurim këtë projekt.