19 raste të reja me Covid-19, 126 të shëruar e 2 të vdekur në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 126 pacientë që janë shëruar plotësisht nga Covid-19: Shkup – 22, Shtip -1, Strugë – 19, Ohër – 1, Veles – 6, Gjevgjeli – 3, Kavadar – 1, Kriva Palanka -1 dhe Kumanovo -72, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm të të shëruarave në plot 500.

Dy persona kanë ndërruar jetën në spitalin “8 Shtatori”, një pacient 49-vjeçar nga Likova (Kumanova), i shtruar më 3 prill me vështirësi në frymëmarrje dhe gjatë gjithë kohës ka qenë në respirator, dhe një pacient tjetër 73-vjeçar nga Shkupi i shtruar më 19 prill në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e kaluara janë bërë 335 teste dhe 19 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, të shpërndarë sipas qyteteve: Shkup-3, Kumanovë-8, Prilep-2, Strugë-2, Veles-2, Gostivar-1, Vinicë-1 .