Capello porositë Lautaron: Qëndro tek Inter

Martinez ka qenë një nga yjet e këtij sezoni në Serie A, duke formuar një partneritet shumë efektiv me Romelu Lukakun, duke futur Interin pas një kohe të gjatë në garë për titull.

Paraqitjet e tij, të cilat kanë rezultuar më 16 gola në 31 paraqitje, kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve spanjoll, që po kërkojnë të sjellin emra të rinj në fazën e sulmit.

“Nëse do të isha ai, unë do të qëndroja tek Inter, sepse te Barca ai do të ishte një zëvendësues”, ka deklaruar Capello për mediet në Itali, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se Barcelona tashmë ka një mori opsionesh sulmuese, duke përfshirë Lionel Messin, Luis Suarez, Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann.
Philippe Coutinho gjithashtu është një mundësi tjetër, i cili në fund të këtij sezoni do të rikthehet te Barcelona pas përfundimit të huazimit te Bayern Munich.