Dojna Mema: “Ka akoma vajza që i nënshtrohen një idioti”

Moderatorja Dojna Mema, ka dhënë disa këshilla për lidhjet në një sërë postimesh në Instastory, ku ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekëset e saj.

“Ju dërgoni pyetjet, ne ju sugjerojmë përgjigjet”,- shkruan Dojna Mema, ndërsa menjëherë ka mbërritur pyetja e parë nga një fanse: Nëse i dashuri s’të le të punosh, ti bën të kundërtën e dëshirës së tij. Quhet tradhëti?

“Quhet: Ler të dashurin! Kërkojmë barazi gjinore, dreq e bir, ndërkohë që ka akoma vajza që i nënshtrohen një IDIOTI“, është përgjigja e Dojna Memës.

Por, pas kësaj, pyetjet për të dashurin s’kanë fund, veçanërisht që tani shumë çifte i ka ndarë karantina.

Njëra i kërkon një mendim për të dashurin që nuk i ka shkruar qëkur filloi karantina…

“Quhet Trap, në formën më të edukuar të mundshme, por ti mund të shtosh edhe epitete të tjera,”- është një tjetër përgjigje e moderators.

Gjithashtu, Dojna i quan “diktatorë fanatikë” ata meshkuj që të tregojnë si t’i lyesh thonjtë apo si të vishesh.