Ja si dukej Amarda Toska 9 vite më parë

Ndonëse prej vitesh qëndron larg ekranit, Amarda Toska vazhdon të pëlqehet nga publiku. Ami është përqëndruar tek biznesi i saj i dasmave, megjithatë të gjithë i mbajmë mend daljet e saj në ekran.

Një nga daljet e saj më të suksesshme ka qenë në “Dancing With The Stars”, atëherë kur kishte një look krejtësisht ndryshe nga sot.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instastory, Ami ka kujtuar si dukej në ato kohë me baluke dhe flokë të zinj.

Ndonëse kanë kaluar 9 vite, moderatorja ruan po të njëjtën ëmbëlsi në fytyrë dhe duhet thënë se na mungon ta shohim në rolin e moderatores.

Kujtojmë se fillimet e karrierës, Ami i ka pasur si balerinë dhe më pas u bë pjesë e “Portokalli”, aty ku u njoh edhe me Ermal Mamaqin.