Lirohet për 4 denarë dizeli, benzina për 2.5 dhe 2 denarë

Karburantet prej sonte në mesnatë lirohen prej dy deri katër denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE). Me këtë vendim bëhet ulja e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 7,76 për qind.

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 2,5 denarë për litër dhe arrin 49,5 denarë. Benzina EUROSUPER BS-98 lirohet për 2.0 denarë dhe do të kushtojë 52 denarë për litër. Çmimi i EURODISEL (D-E V), ulet për 4,0 denarë dhe arrin 42,5 denarë për litër, ndërsa çmimi me pakicë i Vajit ekstra të letë për amvisëri (EK-1) ulet për 3,5 denarë dhe do të arrijë 30, 5 denarë.

Euro-Super BS 95 do të shitet për 49.50 denarë për litër.
Euro-Super BS 98 do të shitet për 52 denarë për litër.
Euro Dizeli do të shitet për 42.50 denar për litër.

Ky çmim i derivateve të naftës do të vlej deri të hënën e ardhshme, 4 qershor 2020.