Ndalimi i lëvizjes për fundjavë, çdo ditë nga ora 14:00

Regjim i ri i lëvizjes gjatë fundjavës. Të premten, të shtunën dhe të dielën ora policore do të filloj nga ora 2 e mesditës deri në ora 5 të mëngjesit. Qeveria miratoi vendime të reja për festën e 1 Majit, e cila paraqet zbutjen e masave restriktive për mos përhapjen e virusit korona në vend.

Më 1, 2 dhe 3 Maj lëvizja e lirë e qytetarëve lejohet nga ora 5 deri në ora 14. Për personat mbi 67 vjeç, të premten, të shtunën dhe të dielën lëvizja lejohet nga ora 5 deri në 11. Kurse, për të rinjtë nën 18 vjeç u lejohet që gjatë këtyre tri ditëve të lëvizin nga ora 12 deri në ora 14. Në fuqi mbeten të gjitha masatë tjera për tu mbrojtur nga CoVid-19, të miratuara nga Qeveria e RVM-së -deklaroi Oliver Spasovski, Kryeministër.

Qytetarët i mirëpresin këto masa, por thonë se nuk do të dalin për piknik as gjatë atyre orëve të lira.

“Po në rregull është sepse populli ynë është i padëgjueshëm. Njerëzit tanë vetëm t’i mbyllësh ashtu do të dëgjojnë. Sepse kjo është çështje e trishtueshme, ne luajmë por nuk është puna për lojë.”

“Mendoj se kjo masë është për të na mbrojtur, më mirë kështu se sa të humbasim njerëz. Kjo është logjike. Më mirë është që të përmbahemi për një kohë të shkurtër që të lemë hapësirë pastaj.”

“Masat janë të mirë, tani më u mësuam me këtë jetesë. Edhe viteve të kaluara nuk kemi festuar dhe nuk kemi ndezur skarë. Nuk guxojmë as tani, do të përmbahemi edhe sivjet.”

“Ne jemi mësuar me këtë orë policore sepse nuk kemi çfarë të bëjmë. Bizneset janë mbyllur, lëvizje nuk ka dhe nuk e kemi fare problem që të qëndrojmë në shtëpi.”

Nga e hëna, gjatë ditëve të punës ora policore do të vlejë sërish nga ora 19 deri në orën 5 të mëngjesit.