Kufijte mund te hapen me daten 11 Maj

Me 11 Maj mund të hapen kufijtë me vendet fqinje, nëse kurba e infeksioneve vijon uljen. Kryeministri Edi Rama e ka theksuar këtë gjatë seancës pyetje-përgjigje online me qytetarët.

Ai theksoi se, “Në 11 maj do të vendosim për hapjen më tutje në korridorin e lëvizjes tokësore apo ajrorë për të hyrë në vendin tonë. Javën e ardhshme do të shikojmë për berberët dhe në 11 Maj do të kemi një zgjerim më të madh, do të kemi një zgjerim tërësor duke parë dinamikën”, tha Rama.

Në raport me një milion banorë, kryeministri Edi Rama tha se, Shqipëria dhe Bullgaria kanë më pak vdekje në Europë nga COVID. “Mund të kemi të metat tona, por po e bëjmë me dinjitet. Shqipëria është vendi me më pak vdekje për një milion banorë bashkë me Bullgarinë në gjithë kontinentin. Ka një arsye kjo, nuk është se virusi ka qenë se shqiptarët janë tip i vështirë, por se kemi marrë masat e duhura”, tha Rama.

Masat shtënguese, të cilat u mirëpritën në fillim masivisht, së fundi po kundërshtohen kryesisht nga përfaqësues të biznesit dhe ekonomistë. Sipas tyre, dëmi shëndetësor u shmang përmes masave të karantinimit, por zgjatja e këtyre masave po dëmton rënde ekonominë.

Shiko me shum: