Kurti jep lajmin e mirë për punëtorët në Kosovë Lexo me shume

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Punës ka zgjedhur t’i gëzojë të gjithë punëtorët që kanë humbur punën në këtë kohë pandemie. Ai njoftoi se për punëtorët që e humbin punën, kanë siguruar një asistencë të përkohshme deri në një zgjidhje më afatgjate. “Me Pakon Fiskale Emergjente jemi siguruar që punëtorët që nuk mund të paguhen nga punëdhënësi të kompensohen nga Qeveria. Dhe, kjo të vlejë edhe për ata punëtorë në ekonominë joformale, por me kushtin që punëdhënësi t’ua sigurojë një kontratë njëvjeçare. Ndërsa për punëtorët që e humbin punën, kemi siguruar një asistencë të përkohshme deri në një zgjidhje më afatgjatë. Pikërisht Pakoja e dytë, ajo për Rimëkëmbje Ekonomike, do të përfshijë një skemë kombëtare të punësimit. Si aktivist kam qenë gjithnjë pranë jush. Si Kryeministër në detyrë jam pranë jush. Në mbështetje të organizmit sindikal e të respektimit të Ligjit të Punës si mënyra e forma për avancimin e të drejtave tuaja. Duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat institucionalë për ta rritur punësimin, sigurinë e të drejtat në punë”, shkroi Kurti në Facebook. Në fund kryeministri në detyrë premtoi se do të jetë në krah të punëtorëve për punë, të drejta dhe dinjitet.