Shoqata Humaniteti – Strugë, Shpërndan Maska Mbrojtëse (FOTO)

Shoqata Humaniteti është një shoqatë e krijuar në vitin 2019, me qëllim për të ndihmuar të gjithë familjet në nevojë, në Strugë dhe rrethinë. Prej ditës që kanë filluar, aksionet e tyre humanitare nuk kanë ndaluar. Me ndihmën e mërgimtarëve shqiptarë në diasporë, ato kanë arrit të ndihmojnë shumë familje në nevojë. Sot ato kanë shpërndarë edhe maska mbrojtëse, në fshatin Dollogozhdë të Strugës.

Duke qenë se maska mbrojtëse është bërë e detyrueshme nga qeveria, e pamë të arsyeshme që të shpërndajmë maska me qëllim tju dalim në ndihmë banorëve. Shumë qytetarë nuk mund të dalin për shkak të ndalesës së lëvizjes së lirë, kështu që ne vendosëm të dalim në qendër të fshatit, që kush dëshiron, të vijë të marrë. Janë diku 1000 maska mbrojtëse që do të shpërndahen për Fsh Dollogozhdë të Qztetit të Strugës, kemi shpërndarë sot dhe do të vazhdojmë edhe nesërMaskat janë shumë përdorimëshe, mund të lahen dhe të përdoren përsëri” – u shpreh Elvis Kurtishi, kryetar i shoqatës Humaniteti.

 
Shoqata Humaniteti gjithashtu gjatë kësaj periudhe ka shpërndarë edhe pako ushqimore, për familjet në nevojë.

Po, kemi shpërndarë edhe pako ushqimore dhe do të vazhdojmë të shpërndajmë edhe më tej, me qëllim që asnjë familjeje të mos i mungojë ushqimi, sidomos gjatë muajit të Ramazanit”…